Një nga rrugët me kyçe në zonën e Divjakës për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, ka përfunduar e mbuluar nga barishtet e egra. Ajo nuk është thjeshtë një rrugë fshati, por lidh banorët e shtatë fshatrave të Grabianit dhe është nyje për qytetin e Divjakës.
Pesë kilometra rrugë e mbuluar në dy anet e saj me kallamamishte. Është segmenti Germenj-Tre Urat, pjesë e bashkisë Divjakë me qarkullim të dendur të automjeteve.
Për shkak të dendësisë së bimësisë që rritet në kanalin kullues, i cili shtrihet në dy anët e gjatësisë, rreziku për aksidente këtu është i madh.
“Si nuk është problem? Burim aksidenti janë këto”.
Por është problemi më i madh kur del nga një rrugë dytësore në atë kryesore. Drejtuesit e mjeteve nuk kanë fushëpamje dhe për pasojë përplajet e mjeteve kanë qenë të shumta.
“Shumë e papërshtatshme se nuk ke asnjëlloj sinjalistike”.
Përveç mungesës së mirëmbajtjes, nëse kaloni nëpër këtë rrugë, era është shumë e rëndë. Bagëti e shpendë të ngordhur ka brenda në kanalin që shoqëron rrugën.
Ky segment lidh jo vetëm shtatë fshatrat e zonës së Grabianit, por është nyje e rëndësishme për qytetin e Divjakës, pasi është pjesë e Unazës së Madhe turistike në jug të vendit. /abcnews.al