Rritje e kërkesave në treg, fermerët e Dibrës drejt bimëve medicinale

schedule15:13 - 26 Korrik, 2018

schedule 15:13 - 26 Korrik, 2018

Bimët medicinale po kultivohen shumë nga fermerët e Dibrës. Njëri prej tyre është rasti i Zija Keshit nga fshati Maqellarë. Ai thotë për ABC Neës se orientimi për të kultivuar bimë medicinale ka ardhur pas kërkesave të tregut.

Fermeri Zija Keshi nga fshati Maqellarë i Dibrës ka mbjellë 1 ha me Aronia. Një frut medicinal i njëjtë me boronicën. Bima hyn në prodhim nga viti i dytë dhe ka një jetëgjatësi deri në 20 vjet.

“Nuk do shumë shërbim, duhet trajtuar bio si organikë dhe me ujë”.

Ka veti kurative dhe është shumë e kërkuar në treg.

“Kam prodhuar 12kv”.

Ai ka arritur të kultivojë edhe një bimë tjetër me cilësi edhe më të mira se Aronia. Ajo është Joy Berri.

“Prodhon kokrra medicnale, është frut meidicnal. Zhvillohet shumë në vendin tonë”.

Është i pari fermer që e ka futur në Shqipëri dhe e ka certifikuar si fidan në entin shtetëror të farërave. Paulonia, e cilësuar bima e shekullit, gjendet gjithashtu e kultivuar në tokat e tij. Në të njëjtën mënyrë si Zija Keshi po veprojnë edhe fermerë të tjerë të Dibrës duke hequr dorë nga prodhimet tradicionale.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!