Nga Xhensila Kodra
Rritja e rasteve të prekurve me Covid ka shkaktuar kaos jo vetëm në spitale.
ABC kreu vëzhgim edhe në Dispancerinë e kryeqytetit. Siç shihet dhe në pamje, qytetarë të shumta mbajnë radhë për të kontrolluar mushkëritë.
Jashtë kamerave, qytetarët shprehen se janë të frikësuar. Shumë prej tyre janë më sëmundje kronikë dhe e kanë të detyrueshme kontrollin e mushkërive.
Shumë prej tyre nuk mbajnë distancë, por që të gjithë mbajnë maskë.
Ata thonë se janë të detyruar të qëndrojnë në radhë pranë njëri-tjetrit në pritje të kryerjes së grafisë.
“Të ndalohen grumbullimet më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe vende të mbyllura”.
Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve. Por ndërkohë, kjo është panorama që shfaqet në një nga zonat e kryeqytetit.
Këtu jemi në zonën e njohur si Xhamlliku. Në lulishte shohim qytetarë që qëndrojnë të ulur në stola, e disa të tjerë duke luajtur domino. Një pjesë e tyre mbajnë maska. Por duke u cilësuar si një ambient i hapur, qytetarët nuk e vlerësojnë të arsyeshme distancën.
E tillë paraqitet situata edhe në disa sheshe të tjera të kryeqytetit./abcnews.al/


