Rritja e rasteve me Covid, Polonia vendos izolim 3-javor

schedule18:16 - 17 Mars, 2021

schedule 18:16 - 17 Mars, 2021

Qeveria polake ka vendosur bllokim tre javor për të ngadalësuar rritjen e raste me koronavirus.

Sipas autoriteteve nga e shtuna, hotelet, qendrat tregtare, objektet kulturore dhe sportive do të mbyllen për të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski rekomandoi që qytetarët nëse i kanë mundësitë të punojnë nga shtëpia. Ky vendim sipas tij ka ardhur për shkak të numrit të lartë të rasteve si edhe përhapja e variantit të ri të Covid që fillimisht u raportua në jug të Anglisë.

Këtë të mërkurë Polonia regjistroi numrin më të lartë të infeksioneve me Covid, gjithashtu edhe numri i pacientëve në kujdes intensiv vijon të jetë i lartë.

/abcnews.al/