Kina është përballuar me shpërthimin më të keq të koronavirusit për shkak të përhapjes së variantit Delta. Vendi i cili dukej sikur kishte në kontroll virusin ka shënuar 400 raste. Sipas autoriteteve, virusi është përhapur tashmë në 25 qytete, përfshirë Pekinin.
Wuhan, epiqendra e pandemisë më shumë se 18 muaj më parë, ka regjistruar 7 raste. Nanjing dhe Yangzhou kanë anuluar të gjitha fluturimet e brendshme, ndërsa Pekini ka pezulluar 13 linja hekurudhore dhe ka ndaluar shitjen e biletave në 23 stacione, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Të gjitha qytetet ku është përhapur koronavirusi ndodhen në karantinë./abcnews.al