Rritja e pagave, Braçe kritika për ligjin: Nuk i përfshin të gjithë punonjësit

schedule11:11 - 23 Maj, 2023

schedule 11:11 - 23 Maj, 2023

Në komisionin për Financat dhe Ekonominë këtë të martë është shqyrtuar rritja e pagave për nënpunësit e administratës publike.

Prezantimi i projektligjit është shoqëruar me kritika nga deputeti i mazhorancës Erion Braçe, i cili thekson se në lidhje me rritjen e pagës për nënpunësit duhet që të jetë një plan më gjithpërfshirës, që sipas tij të përfshijë edhe kompani të tjera si ajo e energjitikës apo e ujit.

Braçe është shprehur se është për të ardhur keq që në këto sektorë pagat e drejtuesve janë disa herë më shumë sesa punonjësit.

Shikoj me shqetësim një problem që duhet të adresohet, pot ë shikojmë rrogat e drejtuesve të kompanive të ndryshme me ato të punëtorëve është diferencë shumë e madhe dhe ky është një shqetësim. Nëse do të marrim ndërmarrjet elektroenergjitike, drejtuesit dhe punonjësit në bord dhe po të marrim elektriçistët dhe faturuesit dhe çdo kënd tjetër që është pjesë e kësaj ndërmarrje diferenca mes rrogës së titullarit është disa herë më e madhe. Ka edhe një ndryshim tjetër nëse ne drejtuesve të administratës publike të shtetit u rrisim dhe indeksojmë pagat thuajse vit për vit, punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve nuk u është indeksuar paga. Po marr sektorin e energjisë, të ujit, të shërbimeve postare e të tjerë të këtij lloji. Patjetër që ne do të pasqyrojmë pagën e drejtuesve të lartë, por mendoj se duhet që të bëjmë një rregullim, se ju thoni se janë në treg dhe kanë konkurrueshmeri, këto të treja që ju thash veprojnë në kushte të monopolist. Për aq kohë sa nuk i konkurron dikush që të ruhet fuqia punëtore mos ta marrë kush atëherë duhet që të rregullohet. E rëndësishme është të përcaktohet si do të trajtohen rrogat e tyre ne raport me inflacionin. Çfarë do të ndodhë me to që janë njerëz të pambrojtur”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka debatuar edhe me drejtorin e kabinetit i zv kryeministrit Ermal Nufi, ku i ka theksuar se projektigji nuk e parashikon mbrojtjen e këtyre punëtorëve.

Nufi është shprehur se ligji është i shprehur qartë, por Braçe ka theksuar se një gjë e tillë nuk shumë e qartë dhe që nuk ka një përcaktim të qartë për mbrojtjen e punonjësve në këto sektorë./abcnews.al