Rritja e numrit të aksidenteve, akset rrugore ku janë instaluar radarët

schedule14:37 - 22 Korrik, 2018

schedule 14:37 - 22 Korrik, 2018

Rritja e numrit të aksidenteve ka detyruar Policinr Rrugore të marrë masa drastike, duke instaluar patrulla shërbimi dhe radarë në të gjitha akset problematike të vendit.

Policia Rrugore ka vendosur radarë në rrugët kryesore të Shqipërisë me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore si edhe uljen e shpejtësisë së lëvizjes nga drejtuesit e automjeteve.

Radarët janë stacionuar prej së shtunës në rrugët më problematike të vendit, e po kështu edhe në rrugët kombëtare që lidhet me Greqinë apo Kosovën.

Fluksi i automjeteve ka shtuar edhe numrin e aksidenteve, pohojnë drejtuesit e Policisë Rrugore dhe për këtë arsye shkeljet e qarkullimit rrugorë do të ndëshkohen në të gjitha rastet kur do konstatohen. Ndërkohë akset ku janë vendosur radarët janë: Tiranë-Durrës, Kavajë-Lushnje, Fier-Vlorë dhe Tepelenë-Gjirokastër.

Jashtë vëmëndjes së uniformave blu nuk kanë mbetur as, rrugët e e tjera si, Tiranë-Shkodër, Milot-Kukës dhe Tiranë-Elbasan.

Policia Rrugore e Tiranës shpjegon se rasdarët do të kombinohen në akset brendshme, por edhe në akset nacionale që lidhen me kryeqytetin.

Ashtu si edhe në fushatat e më parshme të policisë rrurogre, edhe këtë herë do të përdoret aparati “Drager”, i cili identifikon në kohë reale nëse drejtuesi i automjetit është apo jo nën efektin e aloolit.

Në fund, efektivët blu e pranojnë që ka pasur një shtim të aksidenteve rrugore dhe për këtë arsye janë të detyruar të ndërhyjnë me masa drastike, pasi një pjesë e infrastrukturës rrugore është në ndërtim e sipër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!