Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Itali

schedule22:50 - 3 Gusht, 2020

schedule 22:50 - 3 Gusht, 2020

Numri i viktimave, nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pësuar rritje, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile 12 persona të tjerë e humbën betejën përballë COVID-19, ndërsa 159 persona të tjerë rezultuan të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit ekipet shëndetësore ndërmorën 24 mijë testime, ndërkohë që lajmi i mirë është që 5 rajone italiane nuk raportuan asnjë rast të ri.

Numri i të shëruarve ishte 129, për një total mbi 200 mijë që nga nisja e pandemisë. Gjithashtu ulje ka pësuar dhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive.