Rritet numri personave që humbën jetën gjatë protestave në Irak

schedule18:02 - 26 Tetor, 2019

schedule 18:02 - 26 Tetor, 2019

42 persona humbën jetën gjatë protestave të dhunshme në Irak ndërkohë që Ushtria e Irakut ka pranuar se ka përdorur “forcë të tepruar” ndaj protestuesve. Ushtria tha se ka nisur të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata oficerë komandues “që kanë kryer këto akte të gabuara”.

Numri i viktimave në protestat në Irak ka arritur në 42. Protestat anti-qeveritare nisën më 25 tetor, pasi disa protesta të nisura më herët gjatë këtij muaji, ishin shtypur nga autoritetet, të cilët kishin përdorur dhunë ndaj protestuesve.

Protestuesit u mblodhën edhe të shtunën në Bagdad, në Sheshin Tahrir. Pothuajse 200 persona janë vrarë gjatë muajit të kaluar në protestat kundër korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve publike.

Ushtria e Irakut ka pranuar se ka përdorur “forcë të tepruar” ndaj protestuesve dhe ka thënë se ka nisur të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata oficerë komandues “që kanë kryer këto akte të gabuara”.

Vala e protestave, që janë më vdekjeprurëset që prej se grupi militant Shteti Islamik (IS) u mposht në Irak më 2017,  është parë si sfida e parë më e madhe për qeverinë e kryeministrit, Adil Abul-Mahdi, i cili erdhi në pushtet rreth një vit më parë./ABC News Albania