Rritet numri i viktimave nga koronavirusi, humbin jetën 2 pasagjerë të anijes së karantinuar

07:37 | 20/02/202007:370

Ka shkuar në 2 126 numri i personave të vdekur, ndërsa mbi 75 600 persona të tjerë rezultojnë të infektuar nga koronavirusi në Kinë.

Dy pasagjerë nga një anije lundrimi në karantinë në Japoni, kanë vdekur pasi u infektuan nga virusi Covid-19.

Të dy qytetarët japonezë ishin rreth të  80-tat. Ndërsa të paktën 621 njerëz në anijen “Princesha Diamond” dolën pozitive për virusin, grupi më i madh jashtë Kinës kontinentale.

Ndërkohë Kina, ku filloi shpërthimi, ka regjistruar një rënie të numrit të infeksioneve të reja. Anija mbante gjithsej 3.700 njerëz dhe pasagjerët dolën negativë për virusin filluan të largoheshin nga anija të Mërkurën pas një karantine 14 ditore.

Sakaq, të dy pasagjerët që vdiqën ishin larguar nga anija javën e kaluar dhe ishin duke u trajtuar në spitale./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono