Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 64 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 2,466. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se brenda ditës kanë humbur jetën 2 persona ndërsa janë regjistruar edhe 54 të shëruar.
Sa i përket situatës tek Infektivi, njoftohet se kujdes shëndetësor aktualisht po marrin 84 pacientë. Të dielën numri i të shtruarve ishte 77, ndërsa brenda 24 orëve rezulton të jenë shtruar edhe 7 pacientë të tjerë.
Lexo edhe: 2 të vdekur dhe 64 të prekur: ISHP bën apelin e fortë ndaj qytetarëve
Nga 84 pacientët e shtruar, 11 janë në terapi intensive, ndërsa 2 ndodhen të intubuar.
Raste aktive ne vendin tonë mbeten 970. /abcnews.al/