Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, konfirmohen 7 raste të reja me koronavirus

schedule22:23 - 26 Mars, 2020

schedule 22:23 - 26 Mars, 2020

Shtatë raste të tjera të reja janë konfirmuar mbrëmjen e kësaj të enjteje me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Puplike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë me dije se pas konfirmimikt të këtyre rasteve numri i përgjithshëm i të prekurve deri më taninë kosovë ka shkuar në 86 persona.

“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së./abcnews.al