Bie shi dhe dëborë por kjo nuk i ka ndaluar qytetarët e këtij qyteti që të dalin në rrugë.
Siç raporton gazetari i ABC News Simon Shkreli, këtë mëngjes ka patur një fluks të lartë të daljeve edhe për shkak edhe të borës por jo vetëm për këtë.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar një rast me Covid-19, një 62 vjeçare nga ky qytet është rasti i parë por mësohet se prej disa javësh ajo ndodhet në Tiranë.
Ndërkohë në një raportim të fundit mësohet se është konfirmuar rasti i dytë me koronavirus në këtë qytet. Ai është një oficer i policisë gjyqësore që nuk dihet ende në c’rrethana është infektuar.
Shkodranët vazhdojnë të dalin, vazhdojnë të dynden në tregje. Ndërkohë në markete dhe furra buke po rritet ndërgjegjësimi, pasi janë parë që qytetarët po respektojnë distancën duke qëndruar në radhë.
Ndërkohë në Kavajë ditën e djeshme u shënuar viktima më e re në Shqipëri, 43 vjeçari humbi jetën nga koronavirusi edhe pse nuk vuante nga asnjë komplikacion tjetër përpos obezitetit.Vazhdon dyndja e qytetarëve.
Mëngjesin e sotëm gazetari i ABC News Leonidha Musaj ka raportuar nga Kavaja për situatën atje. Qyteti është zgjuar i qetë por tek qytetarët ka shkaktuar frikë.
Situata nuk është aspak në favor, shifrat po rriten gjithnjë e më shumë dhe duke qenë në këtë situatë qytetarët e Kavajës kanë dalë nga shtëpitë e tyre vetëm për të bërë furnizimit me ushqim dhe për të kryer vetëm nevojat imediate.
Ndërkohë persona në moshë të thyer janë parë të dalin në rrugët e Kavajës duke qenë të parët që nuk respektojnë rregullat e karantinimit duke u bërë burim dhe pre e infeksionit.
Ndërkohë përcjellja për në banesën e fundit të 43 vjeçarit është bërë dje nga agjencia funerale në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësinë në një hark të shkurtër kohor dhe duke mos u kthyer në banesë por direkt dhe në varrezat e qytetit.
Asnjë i afërm nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të 43 vjeçarit./abcnews.al