Banorët e Korçës që gjatë dimrit ngrohen me dru këtë vit për një metër kub dru duhet të paguajnë më shtrenjtë. një vit më parë i blenë me 4500 deri 55 mijë ndërsa këtë vit çmimi ka shkuar 7mijë deri 7500. një prej tyre i kishte porositur por kur mësoi çmimin i ktheu mbrapsht.
“I porosita për 25 mijë më thanë që dje i rritën i çuan 75 mijë.”
Të tjetër qytetarët kanë mbledhur kursimet dhe I blerë por kanë reduktuar sasinë, pasi kanë dyshime se në pikun e dimrit çmimi i druve mund të rritet më shumë.
Kryebashkiaku i Korçës thotë se ka reduktim të lëndës drusore dhe bashkia nuk plotëson dot më shumë se 15% të kërkesave.
Për këtë shqetësim u mbajt një takim në prefekturën e qarkut Korë. Prej pamundësisë së sigurimit të lëndës drusore zyrtarët sugjeruan ndryshime ligjore./abcnews.al/