Rritet çmimi i ujit në Vlorë, banorët ankohen për faturat e majme

schedule15:26 / 23/01/2020

Pas votimim në vitin 2018 të Këshillit Bashkiak Vlorë, për rritjen e çmimit të ujit Enti Rregullator i Ujit ka miratuar ndryshimin e tarifave në dhjetor të 2019. Çmimi i ujit është rritur nga 30 lekë për metër kub në 45. Banorët ankohen për faturat e majme me të cilat u përballën teksa shkuan t’i paguanin.

“Tani është dimër nuk kemi tka për të vaditur, nuk e marr vesh. Tani taksa këtu, taksa atje”, thotë një prej qytetarëve.

Në shumë zona të Vlorë uji nga rrjeti vjen me orare të kufizuara dhe kjo sipas kësaj zonje nuk justifikon çmimin e rritur.

“Nuk kemi ujë, jemi lagjia te “Kinoteatri”, thotë ajo.

Kjo ankesë është reale për sa kohë në qytet qarkullojnë autobote që shpërndajnë ujin, njerëzit me shishe të blear në dyqane dhe taracat janë plot e përplot me depozita.

Uji i pijshëm në Qarkun Vlorë duke nisur nga muaji dhjetor tarifohet për familjarë me 45 lek për m3, ndërsa biznesi me 100 lekë për m3./abcnews.al

 

 

 

 

schedule15:26 / 23/01/2020