Shtohen transaksionet në euro në ekonominë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit mars u realizuan mbi 39 mijë transaksione me vlerë 593 milionë euro. Në krahasim me muajt e parë të këtij viti rritja rezulton se është e konsiderueshme.
Ndërkohë në tre muaj vlera e transaksioneve në monedhën europiane rezulton se është 1.5 miliardë euro.
Rritja e numrit të transaksioneve në vlerë dhe në numër tregon se bizneset dhe qytetarët po përdorin më shumë sistemet bankare për lëvizje parash duke shmangur Cash-in çka ndikon në uljen e informalitetin në ekonomi
Por gjithashtu kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Aktualisht euro po këmbehet me rreth 95 lekë ose niveli më i ulët i regjistruar përgjatë gjithë vitit. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2025, përmes AIPS–EURO u transferuan mbi 6.3 miliardë euro, nga rreth 5.2 miliardë euro në 2024.
Nëse bëjmë një krahasim të shifrave me vitin 2022 vlera e pagesave rezulton se është rritur me rreth 50% fakt ky që tregon se qarkullimi i monedhës europiane ka vijuar të shënoj rekord në ekonominë shqiptare.
TRASAKSIONET NE EURO
Mars 2026 593 milionë euro
Shkurt 2026 494.3 milionë euro
Janar 2026 480.9 milionë euro


