Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të ngrohta mbi territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit, herë pas here do kemi kalime vranësirash nëpër territor. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar ne det dallgëzim të ulët.
Kosova
Mot i kthjellët dominon në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, përjashtim bëjnë vetëm zonat lindore, të cilat herë pas herë do kenë kalime vranësirash. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme. Por pjesa e dytë e ditës sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore duke lënë vetëm gjysmën lindore me vranësira të lehta.
Rajoni dhe Europa
Temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore do të përfshijnë Europën Lindore, Veriore dhe atë Qendrore. Po ashtu me rrebeshe shiu mbetet gadishulli Iberik. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Rajonin e Mesdheut./abcnews.al/