Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës , ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 195 raste të reja me koronavirus.
IKSHPK ka bërë të ditur se, në 429 mostra të marra janë regjistruar edhe 195 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 3 mijë e 703 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 persona dhe aktualisht numri i të shëruarve është 1 mijë e 946.


