Rriten shifrat në Itali, 103 qytetarë humbin betejën me COVID

schedule22:22 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 22:22 - 1 Dhjetor, 2021

Italia ka shënuar rritje të infektimeve dhe viktimave nga COVID  ditën e sotme.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID 15.085 qytetarë, nga 12.764 që ishin ditën e djeshme.

Betejën me COVID në 24 orët e fundit e kanë humbur 103 qytetarë, një rritje krahasuar me ditën e djeshme, kur ishin 89.

Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 5,043,620, vdekjet 133,931.

Norma e pozitivitetit është 2.6%, nga 1.8% dje. Nga ana tjetër, 686 pacientë janë në terapi intensive, 3 më shumë se dje.