Rrëzohet miti për miss-et, një shkencëtare fiton kurorën e më të bukurës

schedule14:20 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 14:20 - 20 Dhjetor, 2019

Camille Schrier “Miss Virginia” është vajza e cila ka rrëzuar stereotipat për Miss-et të cilët thonë që një vajzë e bukur nuk mund të jetë e zgjuar.

Ajo është shpallur si më e bukura në Amerikë për vitin 2020 në konkursin e bukurisë që u mbajt në Connecticut.

Kur konkurroi në fillim, ajo u shpreh se dëshironte të hidhte poshtë të gjitha fjalët që thuhen për Miss-et dhe vajzat e bukura, pasi ajo së shpejti  merr doktoraturën.

Ajo ka studiuar biokimi dhe ka përfunduar universitetin me nota të larta.

Pak ditë para se të rrëmbente kurorën e më të bukurës, Camille nisi një studim duke marrë kështu edhe titullin e shkencëtares./abcnews.al