Rreth 3000 persona probleme me pagën e luftës, Rama tregon si duhet zgjidhur

schedule17:21 - 29 Prill, 2020

schedule 17:21 - 29 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët ku edhe u përgjigjet pyetjeve të bëra në llogarinë e tij në Facebook.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kemi një numër të ulët pacientësh në spitale, duke shtuar se në reanimacion ndodhen vetëm 7 vetë.

Nga ana tjetër, sa i përket rihapjes së vendit, kreu i qeverisë u shpreh se duhet pasur kujdes pasi mund të kemi një rirritje të rasteve të konfirmuara. Për ta shpjeguar situatën ai solli si shembull Gjermaninë ku pas lehtësimit të masave është vënë re një rritje e numri të të infekuarve.

Ndërsa, sa i përket personave që janë ankuar se e kanë përfituar pagën e luftës por që nuk e kanë marrë, Rama deklaroi se bëhet fjalë për 2000 deri në 3000 persona që kanë dhënë gabim numrin IBAN.

Edi Rama u shpreh:

“Përmbledhje të shkurtër mbi tema që i kemi diskutuar tashmë. E gjithë kjo përpjekje, e gjithë kjo sakrificë dhe stres që na ka krijuar një situatë e befasishme, në fund të ditës vlerësohet me rezultatin që na jep në vijën e zjarrit, aty ku bëhet edhe përballja e madhe, në spitalet që janë të përgatitura për të pritur pacientët. Aktualisht janë 35 pacientë gjithsej, shifër e ulët kjo. Kemi vetëm 7 pacientë në reanimacion dhe më e rëndësishme akoma është që në këtë moment që flasim nuk kemi asnjë person me respirator. Kemi dhënë dje vendimin në lidhje me shkollat. Nga të gjithë vlerësimet e bëra, duke parë edhe vendet e tjera, ne kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj të çelim vetëm procesin mësimor vetëm për maturën shtetërore. Të tjerët do të kalojnë në vitin e ardhshëm shkollor me rezultatin që kanë patur kur është ndërprerë shkolla. Kjo bëhet për të mbrojtur jetët e njerëzve. Nga ana tjetër sot që flasim kemi kthim masiv në punë të shumë kategorive dhe shumë individëve. Shumë prej tyre kanë marrë fashën e dëmshpërblimit dhe do vazhdojnë ta marrin. Po vazhdojmë të disbursojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vënë re një problematikë, për rreth një numër prej 2000 apo 3000 persona të cilët kanë gabuar duke dhënë një kod të gabuar. U është kërkuar bankave që personat që janë me këtë kod të gabuar do të kontaktohet me personat drejtpërdrejtë për të korrigjuar këtë problem. Janë mbi 200 vetë që nuk korrespondojnë me fazën e aplikimit. Nesër drejtoria e tatimeve do i çojë një mesazh që u është akorduar paga e luftës. Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar dhe ne po studiojmë dhe po presim njëkohësisht nga komiteti i ekspertëve propozimin për zgjerimin e hapjes në këto zona. Në dy ditët në vijim do të njoftojmë për zonat e reja të gjelbërta. Faktikisht hapja do të vazhdojë me kujdes duke pasur parasysh rregullat strikte. Duke dëgjuar ankesat, vërej diçka që më bën përshtypje, personalisht. Është e gjithë bota kështu. Gjermania, ka një rritje të zinxhirit të infeksionet, pas rihapjes, kërkohet rishikim të rihapjes…Faktikisht në Greqi nuk lejohet lëvizja nga prefektura në prefekturë. Kur flasim për kufij thoni, ‘hap kufijtë se na vrave’, unë jam i tilli e i atilli, por e shihni çfarë ndodh në vendet e tjera.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!