Rreth 300 efektivë të FA dhe 100 forca bashkiake të angazhuar për shuarjen e flakëve, si paraqitet situata nga zjarret në Lezhë

schedule09:15 - 31 Korrik, 2024

schedule 09:15 - 31 Korrik, 2024

Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë natës është monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektiv të FA, të njësisë administrative, bashkisë, duke fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës.

Për ditën e sotme të do të operojnë të  gjithë mjetet e MZSH  të raportuara dje, si dhe  300 efektiv të FA, rreth 100 forca bashkiake po operohet në terren për krehjen e çdo vatre zjarri të ndezur, ( trungje të ndezura).

Era po vazhdon të fryjë e fortë,  që favorizon  riaktivizimin e vatrave. Vatër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia administrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës.

Një vatër zjarri në përfundim është në lagjen Nënë Tereza, (Kodër Marlekaj), të qytetit të Lezhës, e shfaqur në orët e para të ditës së sotme. Vatra zjarri të tjera aktive nuk ka. Nga ana e bashkisë Lezhë do të kryhet dhe një herë monitorim për objekte që mund të jenë prekur (përshkuar), nga zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!