Rreth 23 mijë persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID në Kosovë

schedule15:29 - 12 Janar, 2022

schedule 15:29 - 12 Janar, 2022

22871 doza përforcuese të vaksinës Anti-COVID dhe 2127 doza të treta janë dhënë deri tani në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga kjo Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH po ashtu kanë treguar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 3 mijë e 189 doza të vaksinës Anti-Covid. Numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 701 mijë e 91. 885 mijë e 892 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës deri tani.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19″, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!