Rrëshqitje gurësh në Shëngjinit, lëndohen dy të reja

schedule08:38 - 6 Qershor, 2018

schedule 08:38 - 6 Qershor, 2018

Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali në aksin Shëngjin –Lezhë dhe goditi pjesën fundore të një autobusi ku udhëtonin punëtorët e një fabrike peshku. Për pasoje dy vajza mbetën të lenduara, por pa rrezik për jetën. Në këtë rrugë vazhdimisht ka rrëshqitje gurësh duke rrezikuar udhëtaret që kalojnë në këtë segment dhe janë gjithmonë e në rritje gjatë sezonit turistik.

Fati i ndihmoi punëtorët e peshkut nga një tragjedi. Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali në aksin Lezhë-Shëngjin pranë Knallës dhe përfundoi në pjesën fundore të autobusit. Në minutat e para askush nuk e kuptoi çfarë po ndodhte.

“Erdha këtu më ka dhënë një gostije në fund të autobusti, një shpërthim, kur shoh në fund të autobusit një masiv shkëmbor”.

Shoferi i autobusit thotë se prej 20 vitesh në këtë profesion, kurrë nuk ka hasur në një fenomen të tillë.

Të plagosur mbeten dy vajza që ndodheshin në sediljet që u preken nga gurët. Njëra 21 vjeçe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, kurse tjetra e moshës 23 vjeçe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës, te dy vajzat janë jashtë rrezikut për jetën.

Në tetor të vitit të kaluar në Torovicë të Lezhës një masiv i madh shkëmbor zuri poshtë një automjet tip fuoristradë ku udhëtonin tre persona, të cilet humbën jetën.

Lëvizja e masivit shkëmbor dyshohet se ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë natës në zonën e Lezhës. I gjithë aksi nuk është i mbuluar me rrjetë teli dhe mbetet rrezik për të gjithë mjetet që kalojnë.

Emergjencat civile në këtë njësi vendore po analizojnë situatën për ta referuar më Ministrinë e Brendshme edhe atë të Mbrojtjes.  Në terren ishin vetëm  punonjësit e firmës mirëmbajtëse që merren me largimin e gurëve nga rruga, ndërsa shumë drejtues mjetesh kanë devijuar hyrjen drejt Shëngjinit nëpërmjet rrugës së Kunes./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Gjergj Figuri