Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në takim në Bruksel

schedule19:47 - 15 Qershor, 2023

schedule 19:47 - 15 Qershor, 2023

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka konsideruar arrestim, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Borrell deklaroi se javën e ardhshme do t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë në një takim në Bruksel.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, ka thënë se janë në kontakt të ngushtë me KFOR-it dhe të dy palët, sipas tij për kuptuar çfarë ka ndodhur në rastin me tre policët kufitarë, shkruan KosovaPress.



“Ju e dini se ka ndodhur një incident për arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe ne jemi duke u përpjekur të përcaktojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët për të parë se çfarë ka ndodhur realisht atje që ka çuar në këtë arrestim. Unë do t’i thërras dy palët, Kosovën dhe Serbinë, në një takim për menaxhimin e krizës këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka thënë Borrell para fillimit të takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së me NATO-n.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!