Rrëfehet Griezmann: Probleme me Messin? Kështu më ndodhi edhe me Mbappe…

schedule11:57 - 10 Shtator, 2020

schedule 11:57 - 10 Shtator, 2020

Sezoni i fundit nuk ka qenë pozitiv për Antoine Griezmann. Kampioni i botës la Atletico Madrid për Barcelonën dhe shënoi 15 gola në të gjithë kompeticionet me ekipin katalanas.

Shumë është përfolur për mos arritjen e ndërtimit të një raporti të mirë me Leo Messin, teksa sulmuesi francez flet rreth kësaj çështje për RTL.

Raporti im me Leo Messin është njësoj si ai që kisha në fillim me Kylian Mbappe. Kishim disa probleme në fillim në kombëtare me Kylian, na u desh kohë t’i sistemonim gjërat mes nesh.

Mendoj se raporti im me Leon do të përmirësohet me kalimin e kohës, jam i sigurt“, deklaron Antoine Griezmann. /abcnews.al