Rrahmani: Më mirë që është shtyrë Serie A, nuk e di çfarë ndodh me kontratën time

schedule22:27 - 24 Mars, 2020

schedule 22:27 - 24 Mars, 2020

Mbrojtësi Amir Rrahmani, ka dhënë një intervistë për emisionin Fan Zone në Supersport, aty ku foli për të ardhmen e tij, situatën aktuale në Itali dhe familjen e tij.

“Para dy të dielave, kemi zhvilluar ndeshjen me Sampdorian, kemi humbur 1-2. Pas disa ditësh, disa lojtarë të Sampdorias dolën pozitivë, kemi qenë të detyruar të qëndronim të izoluar. Nuk na është bërë asnjë test, sepse nuk kemi pasur asnjë simptomë.

Para se të nisë stërvitja, mendohet me 4 prill, por do të jetë e vështirë, do të na bëhen testet. Më 1 korrik është kontrata, nuk e di se çfarë do të bëhet.

Presidenti i Italisë e ka vendosur që deri më 4 prill duhet të jemi të gjithë brenda, para dy ditësh ka dalë në konferencë e ka thënë se mund të shtyhet. Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë. Tani po e kuptoj që jo, kam mbetur vetëm, me biçikletën.

Më mirë që është shtyrë, sepse do ta zhvillonim pa tifozë. E provuam me Sampdorian, ishte pa ndenja, pa entuziazëm. Familja ime? Të gjithë janë mirë, kanë qëndruar brenda. Shpresoj të kalojë kjo situatë sa më shpejt“, tha Rrahmani../abcnews.al