Ronaldo, Zidane dhe Juve “e plogësht” arsyet: Pogba drejt rinovimit me United

schedule18:43 - 13 Shtator, 2021

schedule 18:43 - 13 Shtator, 2021

Paul Pogba do të jetë çështja kryesore e Manchester United në muajt që vijojnë. Kontrata e kampionit të botës përfundon në verën e ardhshme dhe qëllimi është rinovimi me të.

Prej kohësh e ardhmja e mesfushorit është në dyshim, me agjentin e tij, Mino Raiola, që vazhdimisht ka hedhur dritëhije në lidhje me marrëdhënien e lojtarit me klubin.

Por tashmë mund të ndryshojë gjithçka. Dëshirat e Pogba kanë qenë rikthimi te Juventus ose kalimi te Real Madrid. Gjithsesim The Athletic raporton se situata tashmë është përmbysur.

Ardhja e Ronaldos është shkaku kryesor. Ylli portugez i ka dhënë tjetër potencial ekipit dhe me të në skuadër, Pogba beson se triumfi në Champions është më i arritshëm.

Gjithashtu, nga Real Madrid është larguar Zinedine Zidane, i cili ka qenë njeriu që këmbëngulte vazhdimisht që Pogba të transferohej në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, Juventus tashmë është kthyer në një “kantier në ndërtim” dhe suksesi në Champions duket “utopi”. Të gjitha këto lëvizje shndërrohen në arsye për Pogba që ai të rinovojë me United, që është gati edhe të mbushë “oreksin” e tij financiar. /abcnews.al