Ronaldo “harron” Sarrin: Jemi Juventusi, të sillemi si klubi më i mirë në botë

schedule19:57 - 8 Gusht, 2020

schedule 19:57 - 8 Gusht, 2020

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv, por shokët e skuadrës nuk ja kanë dalë të mbajnë ritmin e tij dhe të tregohen aq efikas. Ylli portugez shënoi dy golat e Juventusit në fitoren 2-1 kundër Lyon, por në çerekfinalet e Champions League u kualifikuan francezët.

Eliminimi solli shkarkimin e Maurizio Sarrit, ndërsa CR7 ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale, aty ku reagon pas largimit nga Champions League dhe nuk harxhon asnjë fjalë për ish-trajnerin.

Ky sezon mbaroi për ne, më vonë se zakonisht por më herët se sa e prisnim. Tani është koha të reflektojmë dhe të analizojmë ulje-ngritjet, sepse vetëm autokritika të përmirëson.

Një klub i madh si Juventusi, duhet të mendojë sikur është më i miri në botë, të punojë sikur nuk ai si ky klub, në mënyrë që ta quajme veten si një nga skuadrat më të mira në botë.

 

View this post on Instagram

 

The 2019/20 season is over for us, much later than usual but yet sooner than we expected. Now it’s time for reflection, time to analyse the ups and downs because critical thinking is the only way to improve. A huge club such as Juventus must always think like the best in the world, work like the best in the world, so that we can call ourselves one of the best and biggest clubs in the world. Winning the Serie A once again in such a difficult year is something that we are very proud of. Personally, scoring 37 goals for Juventus and 11 for the Portuguese National Team is something that makes me face the future with renewed ambition and desire to keep doing better and better each year. But the fans demand more from us. They expect more from us. And we have to deliver, we must live up to the highest expectations. May this short vacation break allow us all to make the best decisions for the future and come back stronger and more committed than ever. . See you soon! 💪🏼👊🏼

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Fituam Serie A në një vit të vështirë, duhet të jemi krenarë. Unë shënova 37 gola me Juven dhe 11 me Portugalinë, shifra që më shtojnë ambicien dhe ndikojnë që të bëj më mirë sezonin e ardhshëm.

Tifozët presin shumë prej nesh, ata kanë kërkesa dhe ne duhet t’i përmbushim pritshmëritë e tyre. Shpresoj që pushimi të na bëjë mirë, të marrim vendimet e duhura dhe të rikthehemi më të fortë. Shihemi së shpejti“, përfundon ylli portugez. /abcnews.al