Ronaldinho sërish në telashe, tjetër akuzë për legjendën braziliane

schedule12:34 - 18 Mars, 2020

schedule 12:34 - 18 Mars, 2020

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho, vazhdon ende të qëndrojë në një nga burgjet e Paraguajit. Policia vendase ka nisur ditën e djeshme një kontroll në celularin e tij, pasi dyshon se aty mund të gjejë informacione dhe më të rënda.

Ish-lojtari i Barcelonës u arrestua në Amerikën Latine së bashku me vëllain e tij, për shkak të dokumentave falso. Sipas mediave, hetimet nuk kanë filluar vetëm për dokumentat, por dyshohet edhe për pastrim parash.

Ronaldinho mund të jetë përfshirë në disa biznese ilegale, ku në këtë vorbull është dhe një grua që drejton këto biznese. Kampioni i botës është shfaqur shumë i qetë këto ditë, madje fitoi dhe një kupë në futboll në burg. /abcnews.al