Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt publikut do t’i jepen lajme interesante, duke nenkuptuar arrestime të rëndësishme apo goditje grupesh kriminale. Këtë deklaratë Ministri Xhafaj e ka bërë të ditur gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me drejtorin e policisë federale gjermane Dieter Roman, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm: “Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit do të vazhdojnë ta mbajnë marrëdhënien tonë në mënyrë intensive ndërmjet dy vendeve. Marrëdhëniet tona në fushën e bashkëpunimit kanë hyrë në një dinamikë të re, ndaj është detyra e struktuarave për ta ruajtur këtë ritëm dhe për të vazhduar më tej. Forcimi i kapaciteteve teknike, trajnimi i stafeve policore dhe asistenca që është dhëne për policinë e shtetit ishin temë e bisedave tona. Shumë shpejt, më anë të kërkesës timë do të vendoset një këshilltar gjerman për asistencën teknike me termat afagjatë për policinë e shtetit. Morëm prej tij miratimin për ta asistuar nga afër projektin për kufirin. Një paketë ndihmash për policinë kufitare pritet të vijë nga Gjermania, dëshiroj ta falenderoj zotin Romann për këtë mbështetje kaq të vyer. Në përfundim dua të them se ne nuk jemi Gjermania, duhet ende pune të arrijmë ato standarte por një gjë është e sigurt se ne do të punojmë fort për të arritur këto standarte në punën tonë”.
Dieter Romann, drejtor i Policise Federale Gjermane: “Dëshiroj të shpreh mirënjohje për fjalët miqësore që thatë. Dy vendet tona i lidhin një traditë e gjatë me miqësinë dhe bashkëpunimin me sigurinë e rendit publik. Për ta thënë më specifikisht bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi interesa të cilat po futen 100% me njëra-tjetrën që duhet ti ndjekim për ti realizuar. Puna e policisë, ditët e fundit ka shënuar progres, i lexueshëm në uljen e azilkërkuesve etj. Për këtë shprehimisht faleminderit z.ministër. Që prej vitit 2013 kemi në Tiranë një oficer ndërlidhës. Pas pak kohësh do të angazhojmë një ekspert tjetër që do të ndihmojë në konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë. Sot asistuan në dorezimin e 20 mjeteve të asitencës teknike, do të punojmë bashkarisht për një asistencë afatgjatë. Jemi duke punuar për një projekt binjakëzimi të strukturave të policisë dhe angazhimin e përbashkët për shkëmbimin intensiv të informacioneve. Edhe Gjermania nuk është Shqipëria nëse bëhemi bashkë në pikat tona të forta do të jetë në të mirë të popujve tanë”./abcnews.al