Roma kërkon “freski” në sulm, “verdhekuqtë” shënjestrojnë bomberin “bergamask”

schedule19:51 - 31 Janar, 2023

schedule 19:51 - 31 Janar, 2023

Me Zaniolo në largim dhe një Tammy Abraham, i cili nuk po bind skuadrën e Romës, bordi i “verdhekuqëve” ka vendosur të afrojë një lojtar të ri për fazën e sulmit.

Emri më i përfolur është ai i kolumbianit të rivalëve të Atalanta, Luis Muriel, me 31-vjeçarin, i cili është i gatshëm për një largim nga “bergamaskët”, ndërkohë që i gjithë operacioni duhet të përfundojë ditën e sotme, në rast se kryeqytetasit duan të kenë një forcë të re në sulm për pjesën e mbetur të sezonit.

“Verdhekuqtë” kërkojnë huazimin me të drejtën e blerjes me shifrën e cila akoma nuk është bërë publike. Ata gjithashtu shpresojnë dhe te dëshira e Muriel për të një aventurë të re, me kolumbianin që është nisur shpesh nga stoli këtë sezon dhe tani shpërthimi i Hojlund, së bashku me atë të Lookman, mund ta zbresin atë edhe më shumë në radhën e zgjedhjeve të Gasperinit. /i.m /abcnews.al