Riza: Lojtarë tekanjozë te Tirana, u tentua rikthimi i Memës

schedule23:22 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 23:22 - 12 Dhjetor, 2019

Florian Riza, si çdo të enjte është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në Abc News.  Derbi është tema kryesore e diskutimit të mbrëmjes, sikurse edhe masat e sigurisë për një ndeshje të nivelit të tillë. “200 forca sigurie do të jenë në çdo ndeshje, pavarësisht numrit të tifozëve”, tha mes të tjerash Riza.

“Zhbllokimi i ndeshjes vjen nga episodet, nuk është se ka dominim në ndeshje të tilla. Sa i takon mbrojtjes, si mbron Partizani, rëndësi të veçantë ka fakti që ka linjë italiane të mbrojtjes. Kjo e ka forcuar shumë. Gjithashtu ka edhe portierin, shumë të mirë, stabël. Kjo është një arritje e madhe. Po të shohim derbin e fundit, Partizani ishte më mirë psikologjikisht, pasi Tirana ishte shumë e karikuar prej objektivave që i kanë vënë vetes. Pati shumë eufori”.

“Nuk ia uroj askujt këtë situatë, jo më Tiranës. Nuk e di se si një ekip që do të dalë kampion të mos ketë trajner. Kam respekt për Egbo, por është trajner portierësh. Nuk është momenti i tij. Stabilizimi është shumë i rëndësishëm. Trajneri duhet të jetë i ditur. Ndeshja mund të prodhojë çdo rezultat. Pjesa më e madhe e lojtarëve të Tiranës janë tekanjozë. Nuk ka garanci absolute që Tirana nuk fiton. Ai që ka marrë këto vendime, duhet t’i dije karakteret atyre që merr. Ka pasur tendencë të rikthehet Mema. Nuk mund të vesh trajner atë që është trajner portierësh prej pesë vitesh”. /abcnews.al