Kryeministri Edi Rama ka folur qartësisht nga Vjena për sulmin që mund ti kanoset Shqipërisë për shkak se ka strehuar muxhahedinët irakenë. Ky sqarim i kryeministrit vjen, pasi lideri suprem i Iranit, atakoi drejpërdrejt vendin tonë duke e quajtur “vend i vogël, djallëzor”.
“Kemi marrë përsipër një risk me muxhahedinët. Çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n. Ta keni të qartë se Aleanca përballet me risqe, por jemi krenar që jemi të dobishëm, në mbështetje të Aleancës që lufton për një botë më të mirë”, u shpreh Kryeministri.
Deklarata e plotë e Ramës për Teheranin gjatë konferencës për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger:
“Ne nuk jemi posaçërisht të rrezikuar pas ngjarjes në Iran, por e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e humanitar të shpëtimit të jetëve të kërcënuara nga regjimi diktatorial i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që ky risk është ndërmarrë në mënyrë bipartizave, pra me konsens politik në Shqipëri dhe me bindjen që është një nga detyrimet që kemi ndaj SHBA-ve.
Nga ana tjetër dua ta kujtoj ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n.
Për ata që e kanë menduar përfshirjen e vendit tonë në NATO si një momente celebrimi, duhet të kujtoj se kanë gabim, ne jemi të angazhuar në aleancë. Një aleancë që përballet me risqe. Jetojmë në një botë ku përballemi me rreziqe dhe me armiq të lirisë dhe demokracë dhe jemi krenar që jemi të dobishëm në mbështejte të një aleance që lufton për një botë më të mirë”. /abcnews.al
Lexo edhe:
“Një vend i vogël, djallëzor”, Rama komenton deklaratën kërcënuese të Iranit
Anti-terrori në gatishmëri, agjentët vënë nën vëzhgim iranianët që ndodhen në Shqipëri
Khamenei na u referua si “vend djallëzor”, Shqipëria në rrezen e raketave të Iranit
Meta dënon sulmin iranian mbi bazat amerikane: Provokues! Shqipëria nuk është vend djallëzor
Khamenei i Iranit kërcënoi Shqipërinë? Klosi: Treguan se i kanë mundësitë për të sulmuar