Riparime në rrjet, këto janë zonat në kryeqytet ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

schedule20:04 - 2 Mars, 2021

schedule 20:04 - 2 Mars, 2021

​Gjatë ditës së nesërme do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se, për shkak të remontit të parashikuar në disa fidra të NST Uzina e Traktorëve, nesër do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

Kështu, në këtë orar, energji nuk do të ketë pjesërisht, “Kodra e Priftit”, Shkozë, Kodra e Kokonozeve, pallatet pranë Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar dhe Porcelani. sb/abcnews.al/