Rinovimi i kontratës, ylli i Milanit takohet me bordin drejtues

schedule20:38 - 2 Mars, 2021

schedule 20:38 - 2 Mars, 2021

Milani duhet të arrijë marrëveshjen me Hakan Calhanoglu. Para pak ditësh drejtuesit e kuqezinjve u takuan me menaxherin e mesfushorit dhe besohet se palët po shkojnë drejt marrëveshjes.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se ditën e sotme fantazisti turk ka pasur një takim me bordin e Milanit dhe sigurisht që tema e diskutimit ka qenë pikërisht rinovimi i kontratës.

Negociatat vazhdojnë dhe nga sa është bërë me dije lojtari kërkon një pagë vjetore që shkon në 5 milion euro. Milani ka ofruar katër milion, plus bonuse.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet këto ditë. Kontrata e Calhanoglu përfundon më 30 qershor. /abcnews.al