Rinovim me trefishim page, City synon të “blindojë” yllin e ri të ekipit

schedule16:16 - 18 Prill, 2021

schedule 16:16 - 18 Prill, 2021

13 gola dhe 9 asiste këtë sezon me Manchester City. Phil Foden nuk i ka mbushur akoma 21 vjeç, por nga dita në ditë po kthehet në një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipit të Pep Guardiolës.

Talenti, personaliteti dhe inteligjenca taktike nuk i mungojnë, ndërsa drejtuesit e klubit anglez po i përgatisin një dhuratë si shpërblim për paraqitjet fantastike në fushën e blertë.

“Xholi” i ekipit ka kontratë deri në vitin 2024 dhe aktualisht përfiton 30 mijë paund në javë. Guardiola është i dashuruar pas cilësive të tij, ndërsa drejtuesit kanë përgatitur një ndryshim në kontratë.

 

Mediat angleze raportojnë se Foden e pret një kontratë deri në verën e vitit 2026, teksa rroga e tij javore do të shkojë në 100 mijë paund, diçka më shumë se trefishi i asaj që përfiton tani. /abcnews.al