Rinovim apo rezultate? Reja tregon objektivin e katër viteve

schedule22:46 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 22:46 - 9 Dhjetor, 2019

Edoardo Reja, në emisionin “Pressing”, tregoi objektivat që ka me Shqipërinë gjatë katër vjeçarit të ardhshëm. Në fjalën e tij, strategu i kombëtares kuqezi tha: “Mund të bëjmë një program të shkurtër për dy vite.

Ky është programi që duhet të bëjmë. Po të shohim moshën e skuadrës sonë, është relativisht e re. Duhet të rrisim disa lojtarë që të rrisim sa më shumë nivelin teknik. Mund të jemi tashmë të kënaqur me këtë skuadër. Është një program katër vjeçar projekti jonë. Disa lojtarë shkojnë në të 30-at dhe nuk mund të flasim menjëherë për Europianin.

Të flasim për Botërorin. Nëse kemi lojtarë të U-21 që na sugjerohen, do t’i integrojmë me skuadrën. Kemi raste me lojtarë që nuk ishin grumbulluar më parë, Bare, Gjasula. Ata janë lojtarë të mirë, por mund të bëjnë akoma dhe më mirë. Këta lojtarë që të përmenda, pres të jenë skeleti i skuadrës. Po kërkojmë në të gjithë Europën lojtarët cilësorë. Unë do të shikoj menjëherë dy vjeçarin. Nëse kemi lojtarë gati, do t’i aktivizojmë menjëherë.

Rinovimi në këtë moment, nuk mund të jetë total, por gradual. Duhet të jenë 2, 3 lojtarë në të njëjtën kohë. Kemi Djimsitin, Veselin, Roshi, lojtarë të tjerë që mund të ecin më përpara. Hysaj 25 vjeç dhe ecën më përpara. Vetëm Memushaj ka shkuar në njëfarë moshe. Cikalleshi edhe 2-3 vite i nxjerr shumë mirë. Jemi munduar të gjejmë lojtarë të rinj në sulm. Kemi një skuadër të mirë, 20 lojtarë. Duhet të gjejmë 3-4 lojtarë të tjerë”./abcnews.al