Rinisin hetimet për avionin në Ishëm, vjen në Tiranë dosja me emrat e “të fortëve”

schedule13:49 - 9 Nëntor, 2019

schedule 13:49 - 9 Nëntor, 2019

Një letërporosi e ardhur nga Italia riaktivizon hetimet për avionin e rrëzuar në mënyrë të mistershme në pistën e improvizuar në Ishëm të Durrësit. Pas tre vitesh, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë listën e emrave të personave që dyshohet se janë përfshirë në trafikun e lëndëve narktotike, e mbetur në tentative.

Rinisin hetimet për avionin e Rrëzuar në Ishëm rreth 3 vite më parë.

Doloreza Musabelliu, Prokurore e Krime të Renda, ka marrë në dorëzim letërporosinë nga autoritetet e drejtësisë italiane, rreth një muaj e gjysmë më parë.

“Abc News” mëson se në letërporosi kanë mbërritur emra konkretë, të cilët dyshohen për trafik droge. Disa prej tyre janë të ndaluar në vendin fqinj, ndërsa një pjesë tjetër janë të lirë në vendin tonë. Prokuroria dyshon për persona nga zona e Fushë-Krujës, emra të skeduar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në shtator të 2016 u arrestua piloti Italian Guido Andrea Guidi por fitoi të drejtën për t’u larguar nga vendi me kushtin që duhet të rikthehet sa herë të thërritet nga autoritetet. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në atë kohë masën e ndalimit garanci pasurore prej 10 mijë euro ndaj pilotit Guidi, teksa pritet që të ri-merret përsëri në pyetje.

Asokohe u dyshua se avioni do të përdorej për të trafikuar lëndë narkotike, madje u tha se avioni ishte i mbushur me drogë, por në vendin e ngjarjes nuk u gjet asgjë.

Rreth 1 km larg pistës ku u gjet avioni që drejtohet nga Guido Andrea Guidi policia e Durrësit gjeti në 300 kg kanabis në një banesë të tre katëshe, duke ndaluar edhe 9 punëtor, të cilët dyshohet se do të kryenin transportit e lëndës narkotike drejt avionit tip “Pipper”

Por nga hetimet e prokurorisë së krimeve të Rënda, nuk u provua ky fakt, duke i shpëtuar akuzës të ndaluarit për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Nga vëzhgimet operacionale magazina e drogës ruhej nga persona të armatosur, pasi dyshohet sasi e lëndës narkotike ishte shumë e madhe.

Ndërkohë burimet kanë konfirmuar se riaktivizimi i kësaj çështjeje është bërë pikërisht nga letërporosia e mbërritur nga Italia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!