Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Do të nisë në familjet me më pak të ardhura që jetojnë në çadra

schedule11:33 - 28 Shkurt, 2020

schedule 11:33 - 28 Shkurt, 2020

Ka nisur konferenca e prezantimit të projektit të rindërtimit. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ministri i Rindërtimit kanë prezantuar detaje mbi rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së mbajtur kryeministri Rama tha se, procesi i rindërtimit do të nisë me banesat e banorëve në zonat rurale, që aktualisht jetojnë në çadra.

Sipas kryeministrit, këta banorë e kanë më urgjente sesa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë nën një çati të re.

Gara ndërkombëtare për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase të cilat do të përfshihen në procesin e rindërtimit duke nisur nga banesat individuale.

Ndërkohë që vazhdon puna për planet zhvillimore në zonat urbane ku bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, pra apartamente në lagje apo blloqe të reja banimi. Është realizuar gjithçka që është e nevojshme nga pikëpamja e projektimit për banesat individuale në zonën rurale.  

Rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe më me pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit por që përveç të tjerave janë të detyruar të qëndrojnë në çadra pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk mund të shkëputen nga toka, gjëja e gjallë.

E kanë më urgjente sesa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë nën një çati të re”, deklaroi Kryeministri.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ndërkohë prezantuan  detaje mbi rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!