“TikTok” rifilloi shërbimet për përdoruesit e tij në SHBA, rreth 12 orë pasi u mbyll për herë të parë.
I ftuar në “Faqja 4”, gazetari i teknologjisë Brenton Benja, u shpreh se Donald Trump e ka shtyrë mbylljen e platformës për 90 ditë dhe jo një vendim përfundimtar.
Megjithatë, sipas gazetarit, kjo platformë është duke i dhënë besim SHBA që pavarësisht se është kineze, të dhënat e qytetarëve të saj do të ruhen.
“Mbyllja zgjati vetëm 14 orë. Diçka që nuk pritej nga askush. Hapat që mendohej të merreshin, nuk priteshin të ishin kaq drastik. Pritej që ata që nuk e kishin shkarkuar nuk mund ta shkarkonin dot. Ditën e dielë të gjithë morën një mesazh nga Tik Tok që në SHBA nuk është më aktiv.
Trump ndryshoi mendim se fushata e tij pati goxha përfitime që erdhi nga Tik Tok. Duhet të kujtojmë që Trump do të shtyjë vendimin e tij me 90 ditë, që do të thotë nuk është ende final ky vendim.
Tik Tok ka thënë që nuk do ta shesin platformën te Amerika. Por po i jep një lloj besimi SHBA që të dhënat tuaja po ruhen”, tha Benja./abcnews.al