Nga Gjergj Figuri
E mësoi çiftelien me vesh dhe po ne këtë mënyrë ua mëson fëmijëve të Lezhës.
Llesh Gjin Prenga do te nxjerre artistet e rinj të folklorit në këtë zone.
“Unë kam qenë orkestra e lagjes për dasma. Sepse kam qenë shumë i dhënë për valle me çifteli. Pastaj kam vazhduar me vatrën e kulturës. I kemi bërë brenda përbrenda rrethit. Nuk kemi pas mundësi me e vazhduar më lart.”
U nxit kur nxënësit e tij te pare morën çmim dhe sot ka 65 fëmije qe ua mëson folklorin.
“Unë jam i sëmure kur flitet për çifteli dhe dua që çdo kush ta dijë. Unë fillimisht fillova te mësoj djalin dhe disa shokët e tij. Kam bërë 5 fëmije. I çova në një festival në Tiranë dhe atje morën çmimin e parë. Nuk ishte çmimi, por je krenar kur fëmijët që ke mësuar vetë, marrin çmime, dalin në ekrane, në festivale është krenari.”
Fëmijët e mësojnë shpejt. Ata ndjekin drejtuesin e grupit dhe shohin sesi luan ai gishtat.
“Fëmija është si flete e bardhe, ku mund të shkruash gjithçka. Edhe fëmija kupton, atë që i thua nuk e harron fëmija. Edhe unë i them, ke për të bërë këtë lëvizje, ta tregoj për kuriozitet. I them një, dy, tre. Avash fillon fëmijës dhe i hyn në qejf. Dhe pastaj duke më ndjekur mua, duke dëgjuar muzikën që ndjek unë.”
Megjithëse ka edhe çifteli që mund ti biesh me nota, Lleshi thotë se nuk e di ete.
“Këto janë çifteli, që janë me nota. Dhe këto janë të fundit. Përdoren me nota. Me librin e muzikës. Ndërsa çiftelia folklorike nuk mësohet me nota, është më mirë. Je më i lirshëm.”
Nuk kane munguar çmimet edhe për 2022 dhe ndjehet mire kur kujton se është i lire për të bërë atë qe dëshiron, sepse ai vete është ulur nga skena për çështje biografie kur ishte fëmije.
“Kam marrë një çmim special. Kam marrë dy çmime të para në këngë, një çmim të parë në valle dhe dy çmime të dyta në këngë prapë për fëmijë. Ndërsa për vete kam marrë një çmim në Lezhë, kam marrë edhe çmimin e Luk Kaçit në Malësinë e Madhe dhe Mal të zi. unë 95 çmime kam marrë, në Shqipëri dhe Kosovë.”
Objekti mbetet koncerti me ansamblin dhe dëshiron Tiranën dhe Prishtinën.
“Synimi im është të jap dy koncerte një në Tiranë, një në Prishtinë, që të njihet ansambli i fëmijëve të Lezhës të jetë në piedestal këtë vit që vjen. Pastaj do vazhdoj prapë me fëmijët, sepse s’mund të rri. Unë ça fitoj i shpenzoj prapë me ta. I marr nga zona të ndryshme dhe i çoj në televizor, ku nuk i kam çuar. Është pasioni im se kam për fitim.”
Nxënësit e tij kanë ndjekur me pas shkollat e muzikës dhe çiftelia i ka ndihmuar ata. Lleshi thotë se përkrahja e tyre është e vogël, por gjithsesi do te riktheje pjese folklorike qe po harrohen nga trevat e Lezhës.
“Të ketë folklorin e vet Lezha. Çifteli, Lahutë, në këngë zadrimore, të Kallmetit, janë këngë që nuk mund të përsëriten më. Janë këngë shumë të vështira.”
Nuk i mendon çmimet individuale, por dëshiron çmimin me ta madh, atë te qytetareve të vet./Abcnews.al/