Rikthehet Lady Gaga e dikurshme: Jeta ime e përditshme është një film

schedule15:40 - 20 Shtator, 2020

schedule 15:40 - 20 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur Lady Gaga i është rikthyer përsëri klipeve të saj të veçanta.

”Kanë kaluar shumë vite që kur jam ndjerë kaq e gjallë në krijimarinë time për të bërë atë që quhet ”911””, shkroi ajo në Instagram.

Ditën e premte, Gaga publikoi filmin e shkurtër të këngës ”911”, video që për këngëtaren është ”shumë personale” në udhëtimin e saj me shëndetin mendor.

”Ky film i shkurtër është shumë personal për mua. Është mënyra sesi realiteti dhe ëndrrat mund të ndërlidhen për të formuar heronj brenda dhe rreth nesh”, shkroi 34-vjeçarja.

Klipi është i frymëzuar nga filmi klasik armen “The Color of Shegrat” dhe për këngëtaren e gjithë videoja është një pasqyrë e mendimeve të saj.

”Diçka që dikur ishte jeta ime e përditshme, tani është një film, një histori e vërtetë që tani është e kaluara dhe jo e tashmja. Është poezia e dhimbjes”, u shpreh më tej ajo. l.k/abcnews.al