4 skuadra zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore.
Egnatia do të presë Erzenin në orën 16:00, teksa do të kërkojë të përsërisë të njëjtin sukses si ndaj Kukësit ndeshjen e shkuar. Nga ana tjetër, shijakasit duan 3 pikët e para, pas dy barazimeve.
Në orën 19:00, Dinamo do të përballet me Kukësin në “Elbasan Arena”. Të dyja ekipet duan fitoren e parë në këtë sezon duke qenë se nuk kanë marrë asnjë pikë. Më favoritë në këtë duel vijnë “blutë”./ h.ll/abcnews.al