Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet futbolli mes luftës, Ukraina bën njoftimin zyrtar

schedule19:05 - 11 Korrik, 2022

schedule 19:05 - 11 Korrik, 2022

Kampionati ukrainas i futbollit do të nisë më 23 gusht.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Rinisë dhe Sportit, Vadym Gutzait.

“Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake vendore dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë.”



Rajonet e identifikuara për të luajtur këto ndeshje janë Lviv, Kiev, Transcarpathia dhe Ternopil. Ministri i Sportit shtoi se në rast të një alarmi sulmi ajror, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët dhe stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në strehimore./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!