Duke nisur nga sot, nëpërmjet një bashkëpunimi me Meteoalb, krahas çdo mëngjesi, abcnews.al do të sjellë të hënave parashikimin e motit për të gjithë javën.
Siç bën me dije Adiola Bani për abcnews.al, territori shqiptar mëngjesin e sotëm ka nisur me mot të vranët situatë e cila do të mbetet deri në mesin e javës ku pritet që herë pas herë të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshë afatshkurtra shiu.
Reshjet pritet të jenë më të theksuara mbrëmjen e së martës deri mëngjesin e ditës së mërkurë.
Dita e enjte deri të shtunën do të sjellë kryesisht mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, por sërish mesdita dhe pasditja e së dielës na rikthen reshjet.
Sa i përket temperaturave, mëngjesi i sotëm mbetet i freskët ku vlerat minimale kanë zbritur në -1gradë Celsius.
Kjo situatë do të vijojë deri të mërkurë. Por duke filluar nga dita e enjte deri në fundjavë do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.
Ndërsa vendet e rajonit paraqiten në zotërimin e reshjeve afatshkurtra deri ditën e mërkurë, më pas duke filluar nga e enjtja presim kryesisht mot të kthjellët.
/abcnews.al/