TIRANË-Greqia dhe Shqipëria rihapin detin. Ministri i mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias kreu këtë të hënë një vizitë në Tiranë, për tu takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, homologun e mbrojtjes, Ermal Nufi dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të FA, Arben Kingji.
Mediat greke e paralajmëruan vizitën disa ditë më parë, me arsyen e qartë, Dendias si i dërguar i kryeministrit grek Mitsotakis, synon të rifillojë negociatat për delimitimin e kufirit detar me Shqipërinë, me një marrëveshje për ta çuar në Gjykatë Ndërkombëtare.



