Rifillojnë punimet në autostradë/ Bllokohet aksi Maminas-Sukth

schedule10:54 - 18 Qershor, 2018

schedule 10:54 - 18 Qershor, 2018

Ka rifilluar puna për riparimin e austradës Tiranë-Durrës. Në orën 06.00 të mëngjesit të sotëm është bllokuar rruga Maminas – Sukth dhe do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e enjte.

Trafiku i automjeteve është devijuar në kryeqëzimin e Maminasit në drejtim të rrugës dytësore- njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar sipas të cilit, automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit e njohur ndryshe si kthesa për në Gjirin e Lalëzit dhe duhet të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqezimin e Sukthit. Nga ku mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

Trafiku i mjeteve të rënda të transportit që vjen nga Fushë -Kruja duhet të devijojnë te karburant Kastrati në Vorë e të ndjekin rrugën nëpërmjet nënkalimit Vorë, Marikaj, Sukth, 4 Rrugët e Shijakut. /abcnews.al