Riatdhesohen në Rinas 50 shqiptarë të dëbuar nga Franca

schedule12:40 - 5 Prill, 2019

schedule 12:40 - 5 Prill, 2019

50 shqiptarë janë riatdhesuar në aeroportin “Nënë Tereza” gjatë 24 orëve të fundit.

Ata  kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’ apo u është refuzuar kërkesa për azil në Francë. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.

 “Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt”thotë Voda.

Zv/ministrja e brendshme sqaron se udhëtimi drejt këtyre vendeve i shtetasve shqiptarë për të kërkuar Azil, është jo vetëm një hap i gabuar dhe me shpenzime financiare për ta, por edhe që i penalizon për udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!