Disa vatra zjarri janë riaktivizuar në lagjen Abaze të Krujës, duke vështirësuar situatën për shkak të erërave të forta.
Dy automjete zjarrfikëse, së bashku me forcat e ushtrisë, po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.
Ndërkohë, disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive edhe në zonën e Bores. Gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, një prej zjarrfikësve, Ali Tupi, është dëmtuar në këmbë.
Sipas informacioneve, Tupi ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në Spitalin e Krujës. Gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë vijojnë operacionin në terren, ndërsa erërat e forta mbeten një faktor që vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e flakëve.


